image Sonte gjysmëfinalja e parë në Ligën e Kampionëve, Real Madrid - Man City

Futboll

Sonte gjysmëfinalja e parë në Ligën e Kampionëve, Real Madrid – Man City

news image

Sonte do të zhvillohet ndeshje e parë e gjysmëfinales me Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Real Madridi mirëpret në shtëpi kampionin e Anglisë, Manchester City, në një përballje të ‘nxehtë’ për kalimin në finale të kompeticionit, shkruan Sinjali Sport.

Dy skuadrat janë përballur gjithsej tetë herë në të kaluarën, duke përfunduar me nga tre fitore secila dhe dy barazime.

Takimi i tyre i fundit ishte hiç më larg se sezonin e kaluar, kur Real Madridi bëri kthesën e madhe për ta eliminuar Man Cityn në gjysmëfinale, duke e fituar ndeshjen kthyese në Bernabeu me rezultat 3-1, pasi kishte humbur të parën në Angli me rezultat 4-3.

‘Galaktikët’ të cilët janë fitues të 14-fishtë të kompeticionit më të madh në botë në nivel klubesh, po kërkojnë titullin e 15-të në kompeticion, ndërsa klubi anglez po e synon trofeun e parë në histori të klubit.

Dueli fillon nga ora 21:00.

/GazetaSinjaliSport/