image Sonte fillon gara e re mes Ronaldos dhe Messit, kjo është historia

Futboll

Sport/ Sonte fillon gara e re mes Ronaldos dhe Messit, kjo është historia

news image

Sonte fillon edicioni i ri i Ligës së Kampionëve.

Top klubet evropiane do të fillojnë rrugëtimin drejt trofeut të shumëkërkuar, ku skuadra e Liverpoolit hyn në garë si kampion në fuqi.

Mes kësaj do të fillojë gara në mes të Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos për golashënuesin më të mirë në këtë garë.

Gazeta sportive spanjolle “AS“, ka publikuar listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Sinjali.

Dy futbollistët e njohur: Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, kanë mbi 100 gola të shënuara, por që primatin e mbanë ylli i Juventusit me 126 gola./Gazeta Sinjali/