Manchester United pësoi disfatë të thellë në shtëpi nga Liverpool, duke u mposhtur me rezultat 0 – 5.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka pasur presion të lartë shkak i rezultateve të dobëta, ndërsa kjo humbje veçse i ka shtuar zërat për shkarkimin e mundshëm.
Sidoqoftë, pas ndeshjes, Solskjaer nuk foli për shkarkimin duke thënë se kanë arritur shumë larg për që të dorëzohet tani.
“Kam arritur kaq larg, kemi arritur kaq larg si grup dhe jemi shumë afër që të dorëzohemi tani”.
“Jemi në fund, nuk mund të ndihemi më keq se kaq”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Man United për momentin renditët në pozitën e shtatë në tabelë me 14 pikë, tetë më pak se lideri Chelsea. /Gazeta Sinjali Sporti/