Skuadra italiane është e interesuar për egjiptianin Mohamed Salah dhe është e gatshme ta paguajë 18 milionë euro në sezonin për yllin e Liverpoolit.
Sipas “Dona Balon” Interi është mjaftë serioze në planin e saj që ta transferojë në të ardhmen njërin prej futbollistëve më të mirë në Premier Ligë, por edhe në botë.
Salah që nga transferimi i tij në Liverpool ka shkëlqyer duke e dërguar skuadrën e tij dy herë në finale të Ligës së Kampionëve. Në finalen e fundit Liverpool arriti të triumfojë në këtë garë./Gazeta Sinjali/