image Skuadra e Nuhiut e pafuqishme, eliminohet nga Manchester City në ‘FA Cup’

Futboll

Futbolli/ Skuadra e Nuhiut e pafuqishme, eliminohet nga Manchester City në ‘FA Cup’

news image

Skuadra e sulmuesit kosovar, Atdhe Nuhiu është eliminuar nga ‘FA Cup’.

Ata u mposhtën me rezultat 0:1 nga kampioni aktual i Premier Ligës, Manchester City, transmeton Gazeta Sinjali.

Golin për Manchester Cityn e shënoi Kun Aguero në minutën e 53-të, pas një asistimi të Mendyt. Nuhiu nuk luajti asnjë minutë.

Përveç Manchester Cityt, tutje në këtë garë kaloi edhe Leicester. Ata e mposhtën Birminghamin me rezultat 1:0. Golin e shënoi Ricardo Pereiran në minutën e 82-të.

Kurse Tottenham dhe Norwich pas 90 minutave u ndanë me rezultat 1:1. Do të duhen vazhdimet për të zbuluar fituesin e kësaj ndeshje./Gazeta Sinjali/