Skuadra e sulmuesit kosovar, Atdhe Nuhiu është eliminuar nga ‘FA Cup’.
Ata u mposhtën me rezultat 0:1 nga kampioni aktual i Premier Ligës, Manchester City, transmeton Gazeta Sinjali.
Golin për Manchester Cityn e shënoi Kun Aguero në minutën e 53-të, pas një asistimi të Mendyt. Nuhiu nuk luajti asnjë minutë.
Përveç Manchester Cityt, tutje në këtë garë kaloi edhe Leicester. Ata e mposhtën Birminghamin me rezultat 1:0. Golin e shënoi Ricardo Pereiran në minutën e 82-të.
Kurse Tottenham dhe Norwich pas 90 minutave u ndanë me rezultat 1:1. Do të duhen vazhdimet për të zbuluar fituesin e kësaj ndeshje./Gazeta Sinjali/