Skuadra e Dritës e ka liruar nga grupi futbollistin e njohur, Donat Hasanaj.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.
“Klubi jonë FC DRITA dhe lojtari Donat Hasanaj kanë ndërpre bashkëpunimin. Ishte kërkesa e lojtarit që të jetë i lirë për tu larguar për një sfidë të re, kjo për shkak të hapsirës jo të mjaftueshme që Donati kishte tek ne“, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.
Kujtojmë se Hasanaj ishte transferuar te Drita gjatë verës 2019, nga radhët e FC Prishtinës./Gazeta Sinjali/