image Skuadra amerikane shpreson që Lionel Messi të jetë i tyre

Futboll

Skuadra amerikane shpreson që Lionel Messi të jetë i tyre

news image

Drejtuesi i Inter Miami, Jorge Mas, ka thënë se beson se në një të ardhme të afërt do ta transferojnë Lionel Messin.

Ylli i Barcelonës në të kaluarën gjithmonë ka qenë i hapur për një transferim në MLS dhe Mas është duke punuar për ta bërë realitet.

Messit i skadon kontrata në fund të qershorit, por ka zëra se s’do të largohet, do të qëndrojë edhe dy sezone dhe më pas në moshën 35-vjeçare, të shkojë në MLS, me opsionin më të mirë Inter Miamin e David Beckam, është pronari i klubit.

“David dhe unë kemi punuar shumë dhe synojmë që t’i sjellim më të mirët dhe Lione Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve”, tha Mas.

“Jam optimist se Messi do të luajë për Inter Miamin”. /Gazeta Sinjali Sporti/