image ZYRTARE: Chiellini konfirmon transferimin në MLS, pas 18 vitesh qëndrimi tek Juventusi

Futboll

ZYRTARE: Chiellini konfirmon transferimin në MLS, pas 18 vitesh qëndrimi tek Juventusi

news image

Mbrojtësi veteran, Giorgio Chiellini ka konfirmuar lëvizjen e tij në MLS tek skuadra Los Angeles.

Italiani u largua nga Juventusi një vit para përfundimit të kontratës së tij pas përpjekjes së dështuar të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

Ai luajti ndeshjen e tij të fundit në Serie A në maj dhe u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar në fillim të muajit pas një humbjeje 3-0 kundër Argjentinës në stadiumin Wembley.

Chiellini i dha fund një epoke 18-vjeçare në Serie A, aty ku fitoi më shumë se 20 tituj në futbollin italian.

/GazetaSinjaliSport/