image Messi realizon një tjetër eurogol nga gjuajtja e lirë për ta ndihmuar Miamin në kalimin në çerekfinale

Futboll

Messi realizon një tjetër eurogol nga gjuajtja e lirë për ta ndihmuar Miamin në kalimin në çerekfinale

news image

Lionel Messi po vazhdon shkëlqimin e tij në Amerikë tek MLS.

Gjeniu argjentinas ka realizuar edhe dy gola të tjerë, përfshirë një eurogol nga gjuajtja e lirë, për ta ndihmuar skuadrën në fitoren ndaj FC Dallas në goditjet e penalltisë, në një ndeshje eliminatore të Kupës së Ligës të dielën mbrëma.

Messi realizoi një eurogol teksa rezultati ishte 4-3 në disfavor të Miamit, me ç’rast u barazua rezultati dhe më pas ndeshja shkoi në vazhdime.

Fitorja në raundin e 16-të e dërgoi Inter Miami në çerekfinalet e Kupës së Ligës kundër fituesit të së hënës mbrëma mes Charlotte FC dhe Houston.

/GazetaSinjaliSport/