image Shaqiri realizon eurogol nga gjuajtja e lirë në MLS - VIDEO

Futboll

Shaqiri realizon eurogol nga gjuajtja e lirë në MLS – VIDEO

news image

Nënshkrimi rekord i Chicagos në MLS, Xherdan Shaqiri ka realizuar një eurogol mbrëmë pas mesnate për skuadrën e tij.

Shaqiri e ndihmoi skuadrën e tij në fitoren 3-0 ndaj Montreal, duke shënuar golin e tretë të ndeshjes në minutën e 32-të, shkruan Sinjali Sporti.

Përmes një gjuajtje të lirë në lëvizje, në kombinim me njërin prej bashkëlojtarëve, Shaqiri gjeti rrjetën nga një distancë tejet e largët për të realizuar një gol të jashtëzakonshëm.

Shaqiri ka 4 asisitime dhe 3 gola në 17 paraqitje këtë sezon në MLS.

Chicago tani ka fituar katër nga pesë ndeshjet e tyre të fundit.

/GazetaSinjaliSport/