image Policia e Kosovës nuk e di ende si e mori policja armën që vrau gjithë familjen, anipse çelësi i sefit i gjendet në shtëpi

Kosovë

Detaje/ Policia e Kosovës nuk e di ende si e mori policja armën që vrau gjithë familjen, anipse çelësi i sefit i gjendet në shtëpi

news image

Policja Valdete Bllacës e cila dyshohet se ka vrarë katër familjarët e saj, babanë, nënën, dy vëllezërit dhe në fund e ka vrarë edhe veten, nuk dihet si e ka marrë armën zyrtare, pasi arma e saj ka qenë duke u ruajtur në stacionin policor.

“Arma e saj ka qenë duke u ruajtur në stacionin policor ku zyrtarja ka shërbyer. Mënyra si ajo ka ardhur deri tek arma është duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mirëpo, dyshohet se gjatë ditës së premte, arma ishte tërhequr nga Stacioni Policor në Deçan. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, me rastin e bastisjes në dhomën e Valdete Bllacës, nën kauq është gjetur një kopje e çelsit të sefit të policisë (vendi ku mbahen armët).

Për të hetuar se si është marrë arma nga stacioni policor janë duke u bërë hetime në vendin e ngjarjes.

“Si pjesë e procedurës hetimore është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes me ç’rast janë marrë gjurmët dhe dëshmitë relevante për procedurë të ekzaminimit të mëtejmë, përfshirë edhe armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Gjithashtu trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Jemi në pritje të autopsisë”, kanë thënë në njoftim Policia e Kosovës.

Siç është bërë e ditur, deri më tani janë intervistuar 20 persona për njohuritë e tyre në lidhje me rastin.

“Në vendin e ngjarjes janë kontaktuar dëshmitarë të mundshëm, ku disa nga ta janë intervistuar. Më pas janë kontaktuar edhe persona tjerë me të cilët Policia ka biseduar për njohuritë e tyre për këtë rast. Gjithsej janë kontaktuar 20 persona. Informacionet e marra nga këta persona janë pjesë e procedurës hetimore”. /Gazeta Sinjali/