image Skandali merr fund, Loredana do të paguajë 400 mijë franga gruas që e mashtroi

Bota e Yjeve

Skandali merr fund, Loredana do të paguajë 400 mijë franga gruas që e mashtroi

news image

Ngjarja e bërë famoze kishte dëmtuar imazhin e reperes Loredana, kjo përplasje tani ka marrë fund. U tha se Lori kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nga një çift, të cilët dolën e u deklaruan për media duke ulur reputacionin e këngëtares në masë të konsiderueshme.

Një vit nga ky rast, Loredana e Petra zgjodhën të bënin paqe mes vete, u panë të fotografuara të buzëqeshura, foto kjo e publikuar nga vetë reperja në Instagram, duke i lënë të habitur të gjithë.

Tani mediat zvicerane kanë bërë të ditur se ajo ka paguar një shumë të madhe parash Petras, bëhet fjalë për rreth 400 mijë franga.

Këtë e bëri të ditur zyra e prokurorit publik që tha: ‘’Reperja Loredana tregoi se ishte penduar, ajo pranoi sjelljen e gabuar ndaj palës së dëmtuar, dhe procedimet ndaj saj janë ndërprerë.’’

E gjithë historia filloi kur Petra, u takua me vëllain e Loredanës në platformën e takimeve Badoo. Ky pretendonte të ishte Antonio Cas. Me histori të trilluara të fatit, burri vodhi rreth 200,000 franga nga bashkëshorti i Petrës.

Kjo ngjarje u bë mjaft e përfolur, derisa edhe vetë reperja kishte ardhur në Kosovë, ku në një konferencë për media sqaroi të gjitha, por nuk pranoi se kishte ndonjë faj.

Kujtojmë se në konferencën e mbajtur në Kosovë, Loredana kishte qenë e shoqëruar nga ish-bashkëshorti i saj reperi Mozzik. /Gazeta Sinjali/