image “S’ka rëndësi nëse je Khabib apo- Cristiano” – Khabib i jep një këshillë Ronaldos

Futboll

Sport/ “S’ka rëndësi nëse je Khabib apo- Cristiano” – Khabib i jep një këshillë Ronaldos

news image

Cristiano Ronaldo njihet për miqësinë e tij me kampionin e UFC-së, Khabib Nurmagomedov, me këtë të fundit që në një intervistë për “Russia Today”, ka folur edhe për yllin portugez. Rusi ka diskutuar mbi tërheqjen nga sporti, ku ka një këshillë të rëndësishme për Ronaldon.

“Është shumë e vështirë ta lësh diçka që e ke bërë të gjithë jetën. Nuk ka të bëjë nëse ti do të tërhiqesh apo jo, pasi do të vijë një kohë që nëse ti nuk e le sportin, atëherë ai do të lërë ty. Nëse nuk heq dorë në momentin e duhur, do të mbetesh pas, sepse do të vijnë kampionë të tjerë, me të rinj në moshë dhe më të motivuar”.

“Në fund të karrierës nuk ke të njëjtin motivim dhe të njëjtën uri, siç ke kur e nis diçka. Askush nuk qëndron në maje përgjithmonë. Sa vjeç është Ronaldo? 34? Kur të shkojë 35 vjeç ai përsëri do të ketë të njëjtat aftësi dhe formë fizike. Nuk ka rëndësi nëse je Cristiano, apo Khabib, dikush do ta marrë vendin më vonë. Këshilla ime për Ronaldon është që të tërhiqet në kohën e duhur, gjë që normalisht vlen edhe për mua”, ka deklaruar ai./Gazeta Sinjali/