image "Ke dy javë që merresh me mua", Ronaldo përplaset ashpër me Oltën

Bota e Yjeve

“Ke dy javë që merresh me mua”, Ronaldo përplaset ashpër me Oltën

news image

“Hesapet” e javës së kaluar me sa duket ende nuk janë larë nga Olta dhe Ronaldo, të cilët menjëherë pas përfundimit të kërcimit kanë nisur të debatojnë.

Fillimisht Olta komentoi kërcimin, por më pas konkurrenti ka reaguar për opinionet e javës së kaluar në “Dancing With The Stars”.

“Kërcimi mu duk më interesant se ai i kaluari. Kishte më shumë qëndrueshmëri, me thënë të drejtën unë e kam favorizuar netët e kaluara me pikët, por nuk do ta bëj më”, u shpreh Olta.

Pas kësaj deklarate Ronaldo reagoi, duke u treguar i ashpër me pjesëtaren e jurisë, ku në thelb qëndronte komenti i javës së kaluar.

“Si nuk të shkon ty karrigia e Dancing. Ti ke dy javë që merresh me mua dhe hapat. Ti me mua nuk je marrë me aktrimin, ti nuk di të hedhësh hapa. Siç bën me të preferuarit e tu, Eni Shehu seks bomba jote. Princi jot Roert Toçe dhe demi jot i tërbuar Armaldo. Jam prekur dhe e kam përjetuar shumë keq komentin e sanduiçit. Sepse nuk kam ardhur këtu të gjykohem. Ronaldo nuk është tabelë qitje. Unë e di sa komentohem për peshën time”, iu drejtua Ronaldo.

/GazetaSinjali/