image Ronaldo mbërrin në Iran, fansat performojnë “Siuuu” dhe brohorasin emrin e tij

Futboll

Ronaldo mbërrin në Iran, fansat performojnë “Siuuu” dhe brohorasin emrin e tij

news image

Ekipi i Al-Nassr ka udhëtuar drejt Iranit, atje ku do të zhvillojë ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve aziatike.

Sauditët do të përballen me Persepolis. Ndeshja do të zhvillohet të martën, në “Azadi Stadium” të Teheranit.

Cristiano Ronaldo udhëtoi gjithashtu sot me pjesën tjetër të ekipit. Për të është hera e parë që viziton vendin në fjalë.

Fansat e yllit portugez, të cilët ishin mbledhur në rrugët e Teheranit për ta parë atë, bënë festën e famshme të sulmuesit “Siuuu”.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, fansat iranianë u dëgjuan duke thërritur vazhdimisht emrin e Ronaldos gjithashtu.

Pak më vonë, autobusi i ekipit të Al-Nassr, me 38-vjeçarin në qendër të vëmendjes, kaloi rrugëve të Teheranit, ku tifozët ishin mbledhur në numër të madh.

Ronaldo nuk hezitoi t’i dhuroi një përshëndetje atyre si shenjë falënderimi për pritjen e bërë.

/GazetaSinjaliSport/