Gjatë ditës së djeshme u raportua se skuadra e Bayern Munchen ka arritur marrëveshje personale me ylin e Manchester Cityt, Leroy Sane.
Por, përkundër marrëveshjes personale, skuadra gjermane ende nuk ka bërë ndonjë ofertë për Sanen, raporton ‘The Guardian’, transmeton Gazeta Sinjali.
Sane është në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Anglisë.
Prandaj, Manchester City nëse nuk arrin ta bind Sanen të qëndroj, atëherë do të duhet ta shesë me një çmim të lirë./Gazeta Sinjali/