image Sindikata reagon kundër vendimit të MSh-së që nuk ua vazhdoi kontratat rreth 360 infermierëve

Shëndetësi

Sindikata reagon kundër vendimit të MSh-së që nuk ua vazhdoi kontratat rreth 360 infermierëve

news image

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë që të mos ua vazhdojë kontratën e punës rreth 360 infermierëve të punësuar gjatë pandemisë, raporton Gazeta Sinjali.

Në reagimin e kësaj sindikate thuhet se ky lajm është pritur me shqetësim.

Sipas sindikatës, puna e këtyre infermierëve, të punësuar nga Banka Qendrore, ka ndikuar shumë në shërbime më të shpejta dhe më të mira për pacientët.

“Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje që kontratat mbi vepër të shndërrohen në kontrata të rregullta, për shkak se shëndetësia publike ka mungesë të madhe të infermierëve, rrjedhimisht ka nevojë të madhe për infermierë. Dhe mosvazhdimi i kontratave do të thotë mbingarkesë e madhe për infermierët“, thuhet ndër të tjera në reagim.

Sindikata e Infermierëve i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që urgjentisht të gjejë një zgjidhje për këta infermierë./Gazeta Sinjali/