Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë ka protestuar sërish para ndërtesës së Qeverisë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe kthimin në vendet e punës, transmeton Gazeta Sinjali.
Protestuesit kanë deklaruar se ata kanë kërkuar takim me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës mirëpo këta të fundit i kanë injoruar shqetësimet e tyre.
Protestuesit deklarojnë se me ligj ndalohen të gjitha lojërat në Kosovë mirëpo sipas tyre përjashtim është dashur që të bëhet për Lotarinë e Kosovës.
“Kemi dal në protestë për të drejtat tona sepse kërkojmë miratimin e ligjit për lotarinë. 65 punëtor kemi mbetur pa punë prejse janë ndaluar lojërat e fatit me ligj. Kemi kërkuar takim me Qeverinë mirëpo ata nuk kanë pranuar asnjë takim me ne”, ka thënë njëra nga punëtoret. /GazetaSinjali/