image Sindikata e Policisë: Rastet e suspendimeve janë shqetësuese

Siguri

Sindikata e Policisë: Rastet e suspendimeve janë shqetësuese

news image

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar për suspendimet e zyrtarëve policorë, të cilat sipas tyre janë shqetësuese.

Po ashtu, kjo sindikatë ka bërë të ditur se do të kërkojnë sqarime për arsyet e suspendimeve.

“Sindikata e Policisë së Kosovës është në mbrojtje të të gjithë pjesëtareve të policisë në të gjitha kërkesat e tyre ligjore si dhe do t’i mbrojë të gjitha veprimet ligjore të përcaktuara me urdhëresa, udhëzime dhe autorizime ligjore”.

“Sindikata e Policisë do të monitorojë çdo rast hetimi ndaj zyrtarëve policorë qoftë sipas kërkesës së tyre apo edhe kur ka ndonjë kontest se ndonjërit po i bëhet e padrejtë”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate./GazetaSinjali/