Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka komentuar prezencën e njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri dhe vendosjen reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve, transmeton Gazeta Sinjali.
“Njësitet ROSU vendosën 20 automjete këtë mëngjes në vendkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërrnjak, nga të cilat më shumë se 10 ishin të blinduara, dhe shtoi se anëtarët e kësaj njësie ishin “të armatosur deri në dhëmbë”, ka thënë ai.
Ai shtoi se kryesia e Listës Serbe kishte mbajtur një seancë për këtë rast dhe se siç tha ai “po bëjnë përpjekje që në kontakt me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare se sa rrezik ishte mbi paqen në Kosovë dhe për t’u bërë thirrje atyre që e kanë në dorë për të qetësuar situatën“, raporton Tanjug.
“Qytetarët në veri të Kosovës janë të shqetësuar nga ky demonstrim force”, tha Simiq për TV Pink.