Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva ka paralajmëruar se në një të ardhme mund të largohet nga klubi anglez.
Në një intervistë për ‘Bleacher Report’, ai tha se dëshiron që një ditë të rikthehet te klubi ku filloi, tek Benfica, transmeton Gazeta Sinjali.
‘Unë po e shijoj karrierën time. Unë nuk dua që tani të rikthehem por as kur plakem. Dua ta ndihmoj Benfican kur të jem ende në gjendje të mirë fizike. Nuk e di saktësisht moshën, por jo kur jam shumë I vjetër dhe jo tani’, u shprehë ai.
‘Unë jam tifozë i Benficas, në të kaluarën I shikoja të gjitha ndeshjet në stadium’, tha Silva./Gazeta Sinjali/