Një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga sigurimi i një restoranti në fshatin Babush i Muhaxherëve të Lipjanit, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima zyrtarëve policorë iu ka thënë se sigurimi i kishte shkaktuar lëndime trupore, me ç’rast edhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 01:35.
Sipas policisë, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po vazhdon të hetohet./GazetaSinjali/