image Si nisi sherri për bagëti në Gjakovë, ku një person theri me thikë djalin e axhës - Sinjali

Si nisi sherri për bagëti në Gjakovë, ku një person theri me thikë djalin e axhës

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka therur me thikë djalin e axhës së tij pas një mosmarrëveshje që këta të dy kishin me vete.

Si ka ndodhur ngjarja?

Sipas Policisë kushërinjtë gjatë ditës së djeshme i dyshuari dhe viktima kanë pasur një konflikt verbal mes vete rreth kullotjes së bagëtisë në pronën

Ndërkaq, në mbrëmje i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e djalit të axhës së tij për t’u sqaruar dhe pasi kishin filluar të ziheshin verbalisht, në debat e sipër i dyshuari kishte nxjerr thikën dhe e kishte therur në pjesën e djathtë tek brinjët viktimën.

Pas këtyre lëndimeve viktima është dërguar në emergjencën e spitalit Rajonal në Gjakovë, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 Kurse, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin