image Gjakovë/ Një person ther me thikë djalin e axhës

Siguri

Gjakovë/ Një person ther me thikë djalin e axhës

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet për “lëndim të rëndë trupor”, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, i dyshuari ka therur me thikë djalin e axhës së tij, pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.

Për shkak të lëndimeve të marra, viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës për të marrë trajtim, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/