image Si në filma, policia i ndjekë me veturë hajnat nga Prizreni në Suharekë dhe nuk arrin t'i kapë

Siguri

Si në filma, policia i ndjekë me veturë hajnat nga Prizreni në Suharekë dhe nuk arrin t’i kapë

news image

Policia e Kosovës gjatë një operacioni hetimor lidhur me disa raste të vjedhjeve ka lokalizuar veturën e dyshimtë “GOLF IV” e kaltër, me targa të huaja, në të cilën ndodheshin personat e dyshuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, siç njofton policia në raportin 24-orësh, personat e dyshuar kishin arritur t’i ikin policisë nga rruga “Shahide Kabashi” në Prizren deri në fshatin Sopi të Suharekës.

Në këtë fshat, policia ka gjetur vetëm veturën, pasi që personat e dyshuar kishin arritur të arratisen në drejtim të panjohur.

Policia bën të ditur se vetura është konfiskuar, derisa nuk raportohet për persona të lënduar.

Rasti raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 17 korrikut, rreth orës 21:10./Gazeta Sinjali/