image Si ndryshuan deklaratat e Endrit Shalës, nga “i mundi vetë duke pirë çaj”, tek “e kaluam pragun”

Kosovë

Zgjedhje/ Si ndryshuan deklaratat e Endrit Shalës, nga “i mundi vetë duke pirë çaj”, tek “e kaluam pragun”

news image

Deklaratat e Endrit Shalës, që është ministër në largim i Tregtisë dhe Industrisë, kanë ndryshuar rrënjësisht para dhe pas zgjedhjeve.

Fjalët e tij nuk kanë ndryshuar në premtimet e dhëna, por në rezultatet e Nismës Socialdemokrate që lidhi koalicion me dy parti; AKR-në e Behgjet Pacollit dhe PD-në e Ferid Aganit, raporton Gazeta Sinjali.

Endrit Shala ishte i bindur se do t’i mundte të gjitha partitë e tjera që garonin në zgjedhje e në veçanti, ish-partnerët e Nismës në Qeverinë Haradinaj. Kur pyetej nëse Nisma do ta kalonte pragun zgjedhor, ai thoshte se pragun do ta kalonte edhe po të ishte i vetëm, madje thoshte edhe dike pirë çaj.

“Për partnerët e koalicionit të cilët tërë ditën tentojnë ta dëmtojnë Nismën në bastionet e veta, atyre ua jap sot një përgjigje: pa udhëheqjen e partisë, pa Fatmir Limajn, pa Bilall Sherifin, pa Haxhi Shalën, pa Zafir Berishën, pa Jakup Krasniqin dhe të tjerët, veç unë si Endrit, me strukturat e rinisë së Nismës Socialdemokrate, i mundi vetë edhe atë t’u pi çaj”, kishte deklaruar Shala në një emision televiziv para zgjedhjeve.

Por, pas zgjedhjeve Shala ka fjalë krejt të tjera. Sipas tij dhe koalicionit Nisma, AKR, PD e kanë kaluar pragun nga votat e rinumëruar. Deri më tani, ky koalicion në rezultatet preliminare të KQZ-së ishte jashtë kuvendit të Kosovës.

Shala në një shkrim të tij të fundit ka akuzuar KQZ-në se po hesht për votat nga Serbia që sipas tij janë vota të krimit.

“KQZ po hesht para krimit që po bëhet, duke tentuar që disa zarfe të Vuçiqit t’i shndërroje në vota. Për të gjithë ata që kanë pasur dyshime, më lejoni të ju konfirmoj edhe njëherë se NISMA Socialdemokrate e ka kaluar pragun zgjedhor”.

Deri tani ka 5,5%, të votave dhe këtë fakt e vullnet të qytetarëve nuk mund ta ndryshojë më askush, madje as KQZ-ja, e cila duke mos vepruar në përputhje me ligjin po rrezikon prishjen e procesit zgjedhor, duke tentuar t’i pranojë si të rregullta disa zarfe me kinse vota brenda, e të cilat erdhën me paketa nga Serbia, dhe të cilat u vendosën në një postë të Prishtinës, prandaj KQZ po bën shkelje ligjore”, ka shkruar Shala në faqen e tij në Facebook./Gazeta Sinjali/