image Si ndodhi vrasja në Lipjan? Dorasi dhe viktima kanë lidhje familjare

Kosovë

Detaje/ Si ndodhi vrasja në Lipjan? Dorasi dhe viktima kanë lidhje familjare

news image

Sot rreth orës 15:00 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, si pasojë e një përleshje fizike, ka vdekur një person.

Në përleshje është përdorur edhe thika, përdorimi i së cilës ka qenë fatale për një person.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një arme të ftohtë (thikë), gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku kemi pranuar informatën se njëri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, tha për Sinjalin, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia po merret me rastin derisa të zbardhet motivi i vrasjes.

Sinjali mëson se edhe dy persona tjerë janë lënduar nga arma e ftohtë thika, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërsa, nga Prokuroria e Prishtinës thanë se motivi nuk dihet ende dhe se prokurori është në vendin e ngjarjes.

Burime të Sinjalit thanë se dorasi dhe viktima kanë lidhje familjare.

Pas pak detaje shtesë….