image Vritet me thikë një person në Lipjan, lëndohen dy të tjerë

Kosovë

E konfirmon policia/ Vritet me thikë një person në Lipjan, lëndohen dy të tjerë

news image

Një person ka humbur jetën si pasojë e një përleshje me thikë, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy të tjerë, raporton Sinjali.

Përleshja ka ndodhur në Lipjan, rastin për Sinjalin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

Kjo është vrasja e tretë në Kosovë brenda tri ditësh. Para dy ditësh në Prishtinë me armë zjarri janë vrarë dy persona, dyshohet se motivi i vrasjeve ishte një çështje pronësore.

Pas pak detajet për vrasjen me thikë në Lipjan./Sinjali/