Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka pranuar që i ka thënë mesfushorit, Philippe Coutinho t’i bashkohet Bayern Munich.
Mesfushori i Barcelonës është huazuar nga gjiganti gjerman me mundësi blerje në sezonin e ardhshëm për 120 milionë euro.
Tekniku gjerman ka thënë se ky transferim ishte i duhuri për të.
“Është yll botëror, transferim i mirë për Bayernin dhe Bundesligën. Mendova se ishte zgjedhje e mirë për të dy anët kur dëgjova për herë të parë. I thash që fanella e Bayernit do t’i shkojë”, deklaroi ai.