image "Shumë herët na paske ikë, do të na mungosh...", shkrimi prekës i familjarit të 33-vjeçarit

Sociale

“Shumë herët na paske ikë, do të na mungosh…”, shkrimi prekës i familjarit të 33-vjeçarit

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar se një 33-vjeçar ka vdekur dje pasi ka rënë nga një lartësi në Rugovë. Sinjali ka mësuar se viktima është Egzon Ademi, i cili është varrosur sot në fshatin Sibovc të Podujevës.

E për vdekjen e Egzonit ka shkruar një familjar.

“Zoti na takoftë në botën tjetër në xhenet, shumë herët na paske ikë, do të na mungosh deri në takimin e radhës. E lus Zotin që të të bëj banor të xhenetit. E pranova këtë lajm me dhimbje të madhe“, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/