Policia e Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me sulmin fizik që u raportua se ka ndodhur dje në KQZ, e ku ishte i përfshirë anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi.
Sipas Policisë, viktima ka deklaruar se, në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori për shkak se nuk e kishte maskën.
Tutje policia ka njoftuar se lidhur me këtë rast janë intervistuar edhe dy dëshmitarë.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar dje me Kuretshin dhe i njëjti e kishte mohuar një gjë të tillë.
“Jo, nuk është e vërtetë. Është gënjeshtër”, ka thënë shkurtimisht Kurteshi për Sinjalin.