image Shtylla elektrike që po i rrezikon banorët në Lipjan

Sinjalizime

Shtylla elektrike që po i rrezikon banorët në Lipjan

news image

Në fshatin Gadime të Lipjanit një shtyllë elektrike është këputur përgjysmë dhe ka mbetur e varur, gjë që i rrezikon banorët.

Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit, ku shihet që shtylla qëndron e varur mbi telat e rrymës elektrike dhe afër një shtylle tjetër.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me KEDS-in për t’i pyetur për këtë rast.

Zëdhënësi i kësaj kompanie, Viktor Buzhala ka thënë se ky problem nuk është rregulluar deri tani sepse kanë pritur kompanitë kabllore t’i zhvendosin kabllot.

Kjo shtyllë do të eleminohet gjatë kësaj jave. Nuk është bërë deri tash pasu aty janë të vendosura edhe kabllot e kompanive kabllore dhe kemi qenë duke i pritur që t’i zhvendosin kabllot ata”, ka thënë Buzhala për Sinjalin.

/GazetaSinjali/