image Shtohet qarkullimi i parave false, paguajnë derivate me to

Kosovë

Policia/ Shtohet qarkullimi i parave false, paguajnë derivate me to

news image

Kartëmonedhat 100 euroshe false siç duket janë përhapur në disa pjesë të Kosovës. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste në polici pasi janë bërë pagesa me para false, kryesisht në poma të derivateve. Sipas policisë të gjitha këto pagesa janë bërë me kartëmonedha me vlerë 100 euro.

Një punëtor i pomës së derivateve në Fushë Kosovë ka raportuar se një person i panjohur ka bërë pagesën e shërbimit me një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar, shkruan Gazeta Sinjali.

“Fsh. Vragoli, Fushë Kosovë 28.02.2020 – 02:30. Ankuesi mashkull  kosovar, punëtor i një pompe të derivateve, ka raportuar se një person i panjohur ka bërë pagesën e shërbimit me një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar”, kanë njoftuar policia.

Edhe në Klinë, po ashtu një punëtor i një pompe të derivateve, ka raportuar se një person i panjohur ka bërë pagesën e shërbimit me një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Fsh. Pograxhë, Klinë 28.02.2020 – 17:15. Ankuesi mashkull  kosovar, punëtor i një pompe të derivateve, ka raportuar se një i person i panjohur ka bërë pagesën e shërbimit me një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar”.

Në Prizren, një zyrtar i bankës ka informuar se një klient gjatë deponimit të parave, ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro e cila ka rezultuar të jetë e falsifikuar

“Rr. Ekrem Rexha, Prizren 28.02.2020 – NN. Ankuesi mashkull  kosovar (zyrtar i bankës) ka informuar se një klient mashkull  kosovar gjatë deponimit të parave, ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro e cila ka rezultuar të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, rasti është duke u hetuar”, kanë njoftuar Polica e Kosovës. /Gazeta Sinjali/