image Shtohet numri i kamionëve në barrikadat në Bërnjak

Siguri

Shtohet numri i kamionëve në barrikadat në Bërnjak

news image

Në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinje dhe Bërnjak, për të tetën ditë me radhë vazhdojnë të jenë të vendosura Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, si dhe protestuesit serbë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një situatë e tillë në veri vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me targa me Serbinë.

Klan Kosova raporton se katër kamionë të rinj janë vendosur tek barrikadat në pikëkalimin kufitar në Bërnjak këtë të hënë.

Sipas tyre kamionët janë vendosur në ora 01:00 pas mesnate, si dhe është vendosur edhe një tendë e re nga protestuesit. /Gazeta Sinjali/