Mediumi publik në Vietnam ka konfirmuar për pacientin e parë të vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Kjo vdekje regjistrohet si vdekja e parë e raportuar në Vietnam, shtetin që ka rreth 97 milionë banorë.
Vietnami ka pasur sukses në menaxhimin e situatës me koronavirus, pasi ka mbyllur kufijtë dhe ka aplikuar një strategji të karantinës dhe testimit masiv.
Edhepse në kufi me Kinën, origjinën e koronavirusit, Vietnami ka regjistruar numër të vogël të rasteve krahasuar me vendet e tjera evropiane.
Për më shumë se 100 ditë Vietnami nuk ka shënuar asnjë rast të ri pozitiv me COVID-19.
Ndërkaq, javën e kaluar, një shpërthim i rasteve në Da Nang, qytet turistik në bregdet, ka shkaktuar alarm, pasi origjina e tyre nuk është identifikuar ende.
Autoritetet po përpiqen ta ndalojnë shpërthimin dhe kanë dërguar personel shtesë mjekësor në Da Nang.
Në gjithë vendin, numri total i rasteve ka arritur në 509./ Gazeta Sinjali/