image Shteti me 50,000 të vdekur nga koronavirusi

Botë

Shteti me 50,000 të vdekur nga koronavirusi

news image

Brazili është shteti i cili është afër arritjes së shifrës prej 50,000 të vdekurve nga koronaviursi, teksa janë konfirmuar mbi 1 milion të infektuar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 49,976 persona kanë vdekur në Brazil deri më 20 qershor. Ndërkaq, vetëm dje janë regjistruar 1,022 viktima.

Brazili është shteti me popullsinë më të madhe në Amerikën Latine, me rreth 211 milionë banorë, i cili ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 26 shkurt, dhe ka kaluar shifrën prej 1 milion rastesh më 19 qershor.

Ekspertët thonë se numrat real mund të jenë shumë më të larta, për shkak se në vend ka mungesë të testimeve në masë.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro është kritikuar për menaxhimin e situatës. Megjithatë, ai ka kritikuar distancën sociale, duke thënë se ajo është një masë që mbyt vendet e punës dhe është më e rrezikshme se vet virusi.

Pavarësisht shifrave të larta, në Brazil më 11 qershor, janë hapur qendrat tregtare në dhjetëra qytete.

Shtetet e Bashkuara kanë numër më të lartë të viktimave se Brazili, me 119,654 viktima dhe mbi 2,2 milionë raste të komfirmuara me koronavirus.

Por, SHBA-ja më 20 qershor, në ditën e dhjetë radhazi regjistroi më pak se 1,000 të vdekur nga koronavirusi në baza ditore, thuhet në të dhënat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins./GazetaSinjali/