image ZYRTARE: Ancelotti trajner i Brazilit nga 2024

Futboll

ZYRTARE: Ancelotti trajner i Brazilit nga 2024

news image

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit nga qershori 2024.

Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti i kombëtares braziliane, Ednaldo Rodrigues.

Ai do të përfundojë kontratën e tij me Real Madridin dhe do të marrë përsipër Brazilin në Copa America 2024.

Kishte zëra se Ancelotti mund të largohej këtë sezon dhe t’i bashkohej brazilianëve, megjithatë Florentino Perez vendosi që tekniku italian të qëndrojë edhe për një sezon në stolin e galaktikëve.

/GazetaSinjaliSport/