image “Shteti bashkëfajtor në vrasjen e grave” - paralajmërohen protesta të dhunshme

Siguri

“Shteti bashkëfajtor në vrasjen e grave” – paralajmërohen protesta të dhunshme

news image

Qindra protestues janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku po kërkojnë përgjegjësi institucionale për vrasjen e djeshme.

Protesta është mbajtur pas vrasjes së mbrëmshme të 35 vjeçares shtatzënë, Hamide Magushi nga ish burri i saj Sokol Halili.

Kjo protestë u organizua nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Me thirrjet “polici jeni bashkëfajtorë në vrasjen e grave”, “edhe sa thirrje të humbura”, “historinë po e shkruani me gjak të grave” protestuesit marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt ministrisë së drejtësisë, prokurorisë së shtetit, policisë së Kosovës e deri të objekti i qeverisë.

/GazetaSinjali/