image Shtetasi i Shqipërisë u ofron 10 euro ryshfet policëve të Kosovës në kufi, përfundon në pranga

Siguri

Shtetasi i Shqipërisë u ofron 10 euro ryshfet policëve të Kosovës në kufi, përfundon në pranga

news image

Një shtetas i Shqipërisë u ofroi zyrtarëve policorë 10 euro ryshfet me qëllim që gruas së tij t’i lejohet hyrja në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare në Vërmicë, mbrëmë rreth orës 21:00.

Policia ka njoftuar se gruaja e të dyshuarit e ka të ndaluar për pesë vite që të hyjë në Kosovë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për dhënie ryshfeti është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/