Një person është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi që tentoi t’i japë të holla zyrtarit policor, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, dje rreth orës 05:45 është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi që i kishte ofruar para në vlerë 50 euro zyrtarit policor.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit është konfiskuar pasaporta dhe kartëmonedha ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.