Dje rreth orës 11:20, u arrestua një shtetas i Shqipërisë, pasi që dyshohet se kaloi në mënyrë ilegale kufirin Kosovë-Shqipëri në Vërmicë, transmeton Gazeta Sinjali.
I dyshuari me urdhër të Prokurorisë është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”. thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Gazeta Sinjali/