image Shtetasi i huaj vjedh një çantë në Prishtinë, sulmon dy policë dhe dërgohet në psikiatri

Siguri

Shtetasi i huaj vjedh një çantë në Prishtinë, sulmon dy policë dhe dërgohet në psikiatri

news image

Sot është raportuar për një rast të vjedhjes së një çante në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë rreth orës 14:15, nga një person i dyshuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas këtij rasti, Policia e Kosovës ka reaguar duke arritur ta lokalizojë dhe identifikojë personin e dyshuar mashkull, shtetas i huaj.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i PK-së në rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Hoxha njoftoi se gjatë arrestimit të personit të dyshuar, i njëjti ka rezistuar duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Ndërsa, zyrtarët policorë kanë arritur që ta vënë nën kontroll duke e arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar për trajtim mjekësor-psikiatrik.

“Më datën 01.11.2020 rreth orës 14:15 në Rr Rexhep Luci në Prishtinë është raportuar një rast “vjedhje e çantës” nga një person i dyshuar. Njësia policore menjëherë ka reaguar me shpejtësi, ka arritur ta lokalizoj dhe identifikoj personin e dyshuar mashkull shtetas i huaj. Gjatë arrestimit të personit të dyshuar, i njëjti i ka rezistuar arrestimit nga policia duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe duke iu shkaktuar lëndime trupore dy prej zyrtarëve. Zyrtarët policorë kanë arritur që ta vënë nën kontroll duke e arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar për trajtim mjekësor-psikiatrik”, thuhet në përgjigjen e PK-së. /Gazeta Sinjali/