image Shtëpitë në Vushtrri "notojnë" në ujë

Kosovë

Shtëpitë në Vushtrri “notojnë” në ujë

news image

Reshjet e shiut dhe borës të cilat po vazhdojnë që disa ditë në Kosovë, si pasojë e të cilave ka pasur përmbyetje në disa pjesë të vendit e edhe në Vushtrri, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto reshje të vazhdueshme kanë bërë që shumë lumenjë të dalin nga shtrati dhe t`i përfshijnë shtëpitë, ndërtesa që ndodhen përreth duke ju shkaktuar kështu dëme të mëdha.

Një sinjalizues ka dërguar foto në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet se për shkak të reshjeve, një lagje e tërë e Vushtrrisë është përfshirë nga uji.

/Gazeta Sinjali/