image Shtatë gola në një ndeshje gjysmëfinale të LK, thyhet rekordi në ndeshjen mes Cityt dhe Realit

Futboll

Shtatë gola në një ndeshje gjysmëfinale të LK, thyhet rekordi në ndeshjen mes Cityt dhe Realit

news image

Manchester City dhe Real Madridi prodhuan një natë të jashtëzakonshme të martën mbrëma në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.

Anglezët triumfuan me rezultat 4-3 ndaj spanjollëve, në një festival golash në Etihad Stadium.

Me këto shtatë gola të shënuara, tashmë kjo sfidë ka hyrë në librat e historisë.

Sfida e sotme është ndeshje me rezultatin më të lartë të golave të shënuar në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, së bashku me atë mes Ajaxit dhe Bayernit (5-2, prill 1995) dhe ajo mes Liverpoolit dhe Romës (5-2, prill 2018), raporton Opta, transmeton Sinjali Sport.

/GazetaSinjaliSport/