Testimet psikologjike-mjekësore të kandidatëve për kadetë të rinë të policisë janë kryer me sukses. Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Ekzaminimet kishin nisur me datë 10 maj dhe kanë përfunduar me 2 qershor 2022, ku gjithsej janë ekzaminuar 522 kandidatë.
Në këtë proces ishin të angazhuar profesionistë të klinikave dhe shefat e shërbimeve nga ShSKUK/QKUK, specialistë të fushave të ndryshme, psikologë, laborantë e infermierë.
Në njoftim bëhet e ditur se “e gjithë puna është kryer në koordinim të plotë nga koordinatori i këtij procesi, Dr. Edmond Haliti dhe Dr. Lindita Katjazi nga Departamenti i Shëndetësisë në Policinë e Kosovës”.