Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj dy infermierëve në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë.
Përmes një njoftimi, SHSKUK-ja thotë se sulmi ndaj punëtorëve shëndetësor është i papranueshëm dhe ka kërkuar nga organet kompetente që të merren me rastin në fjalë.
“Infermierët e sulmuar nga familjarët e pacientëve janë: F.M dhe A.H, të cilët kanë kanë marrë lëndime trupore. SHSKUK e dënon dhe cilëson si të pa pranueshëm sulmin ndaj punëtorëve shëndetësorë, duke kërkuar nga organet kompetente që të merren me rastin në fjalë. Përkundër sulmit fizik ndaj infermierëve, pacientët janë trajtuar nga stafi i shërbimit emergjent”, bëhet e ditur nga SHKSKUK.
Dy persona janë arrestuar ditën e djeshme, pasi që të njëjtit kanë sulmuar dy infermierë ne vendin e punës. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/