image Shqyrtohet mundësia e pezullimit të Premierligës

Futboll

Koronavirusi/ Shqyrtohet mundësia e pezullimit të Premierligës

news image

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po konsideron ndalimin e ndeshjeve sportive mes shpërthimit të koronavirusit – por kjo nuk do të ndodhë menjëherë.

Të enjten, Kryeministri Boris Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar do të shkojë në fazën e “shtyrjes” së planit të saj për të trajtuar virusin.

Janë 596 raste të konfirmuara në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, dhe 10 vdekje.

“Ne po mendojmë të ndalojmë ngjarje të mëdha publike si ndeshjet sportive,” tha Johnson.

“Këshilla shkencore është se kjo ka pak efekt në përhapjen – por ajo bën një ngarkesë për shërbimet e tjera publike”.

Serie A, Eredivisie, La Liga e Ligue 1 deri tash janë pezulluar./Gazeta Sinjali/