image Theret me thikë shqiptari në një autobus në Greqi

Politikë

Rajon/ Theret me thikë shqiptari në një autobus në Greqi

news image

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur me thikë në zonën e njohur si Dionsus në Athinë.

Raportohet se shqiptari ishte në autobus në momentin kur u sulmua nga disa persona të panjohur. Ndërsa, autorët duket se kishin objektiv shqiptarin, pasi as shoferi dhe as pasagjerët e tjerë nuk u lënduan.

Ata u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ndërsa shqiptari u dërgua për në spital, pasi ka marrë plagë në krah dhe këmbë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve./Gazeta Sinjali/