image Shqiptari kapet me 14 kg drogë, arrestohet nga policia greke

Rajon

Rajoni/ Shqiptari kapet me 14 kg drogë, arrestohet nga policia greke

news image

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar, 28-vjeçar dhe një grek, 19-vjeçar, për trafikim droge.

Arrestimi i tyre u bë gjatë një operacioni të policisë në trenin e linjës Athinë – Selanik, me ç’rast në bagazhet e tyre gjeti dhe konfiskoi mbi 13 kg heroinë dhe afro 1 kg kokainë.

Dy të arrestuarit kishin qëllim të bënin shpërndarjen e drogës në Selanik. Siç raportojnë mediat në Shqipëri, 28-vjeçari shqiptar ishte kreu i këtij grupi.

Dosja në ngarkim të tyre i kaloi Prokurorisë së Selanikut./Gazeta Sinjali/